×
  • Kronika
  • Kronika

    Rrahën brutalisht një person dhe e lanë të shtrirë në tokë, gjykata merr vendim për dy prizrenasit

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 26.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 26.04.2021, ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndimi i rëndë trupor, nga neni 186 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – Të pandehurit D.R., dhe E.R., në bashkë kryerje, me datë 24 mars, në orët e vona të natës, në Prizren, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, në atë mënyrë që paraprakisht kishin qenë në një kafiteri ku kishin konsumuar alkool dhe nga i dëmtuari ishin fyer e sharë, në momentin kur i dëmtuari kishte dalë nga kafiteria, të pandehurit u ishin vënë pas duke e ndjekur me automjetin e tyre, tutje të pandehurit e shfrytëzojnë momentin e duhur kur në rrugë nuk ishte askush përveç të dëmtuarit, ashtu që në anën e majtë të rrugës e ndalin automjetin, që të dy dalin nga automjeti, shkojnë në drejtim të të dëmtuarit në anën e kundër të rrugës, u ofrohen të dëmtuarit, të cilin me grushte fillimisht e godet nëpjesën e fytyrës i pandehuri D.R., nga e cila goditje i dëmtuari bie në tokë, me këtë rast të dy të pandehurit e godasin me shqelma në pjesën e kokës, e lënë të shtrirë në tokë dhe largohen nga aty, ndërsa i dëmtuari haset i shtrirë nga një kalimtar rasti i cili përmes telefonit Emergjencën.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh faktin se të pandehurit veprën penale dyshohet se e kanë kryer më datë 24 mars, ndërsa më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, dhe pas veprimeve operative e hetimore të organeve të ndjekjes ata janë identifikuar dhe arrestuar më datë 26 mars, shton dyshimin e bazuar që nëse të njëjtëve nuk iu caktohet paraburgimi, ata mund të arratisen dhe të jenë të pa kapshëm për organet e drejtësisë në faza tjera të procedurës penale, me çka do paraqiste pengesë reale për zhvillimin e rregullt të procedurës hetimore në këtë çështje penale.

    Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve është masë konkrete, duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurve dhe sjelljen e mëparshme të tyre, duke u bazuar në informacionin nga evidenca për të kaluarën kriminale, rezulton se të pandehurit e lartcekur janë recidivistë, kryerës të mëhershëm të veprave penale të natyrës së njëjtë, por edhe të natyrave tjera.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Kronika18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar. Sipas raportit, me vendim të...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një grua është dhunuar në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se viktima është dërguar për ekzaminime...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika të mëdha dhe shqetësime për rritjen e rrezikut të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Analistët në Serbi thonë se politikanët morën mesazhe nga Samiti i “Procesit të Berlinit”, veçanërisht ata të Kosovës e Serbisë, që duhet...
    Vip18 Tetor 2024
    Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Për këngëtaren Rovena...
    Vip18 Tetor 2024
    Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza. Latino-kosovari,...
    Vip18 Tetor 2024
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka komentuar hyrjen e banorës së tretë, Dianës. Ai e ftoi Dianën...
    Lajme18 Tetor 2024
    Njësitë e veçantë të Policisë, përveç që po e luftojnë krimin gjithandej Kosovës, po e mbrojnë sovranitetin edhe në pjesën veriore. Për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.