Policia ka arrestuar një burrë pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan e tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj, 15.06.2023 – 15:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.