Sot feston ditëlindjen e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.
E Ronaldo, me këtë rast, i ka bërë asaj një urim shumë të veçantë, përcjell Klankosova.tv.
Ai e uroi duke e vënë imazhin e saj në kullën më të lartë në Dubai, Burj Khalifa.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”, ka qenë urimi i futbollistit të njohur për të dashurën e tij.
Ndryshe, dokumentari i saj “I am Georgina” i publikuar në “Netflix” pikërisht në ditëlindjen e saj, flet edhe për takimin me futbollistin, Cristiano Ronaldo dhe vëshirësitë e përshtatjes me jetën e tij.
Georgina ka kujtuar takimin e parë me Ronaldon, ku atë ditë ajo kishte shkuar në punë me autobus, ndërsa ai ishte me një veturë luksoze.