×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde thotë se Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro me anëtarësim në SEPA, përfiton edhe diaspora

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova  mund të kursejë deri në 55 milionë euro në vit, duke iu bashkuar Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA-s).

    Sipas Rohdes, përfituesit nga anëtarësimi i Kosovës në SEPA janë diaspora, përfituesit e remitancave e partnerët tregtarë, duke forcuar kështu, sipas tij, ekonominë e Kosovës.

    “Arritja e kësaj kërkon më shumë integrim ekonomik me rajonin dhe Bashkimin Evropian”, tha Rohde, transmeton Klankosova.tv.

    Pjesë e diskutimit “Bashkimi në Sistemin SEPA – Përfitimet ekonomike për Kosovën” ishte edhe zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

    Përmes një postimi në platformën X, ai tha se gjatë këtij diskutimi theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA “si një hap i mëtejmë drejt integrimit në familjen evropiane”.

    Tutje, gjatë këtij diskutimi, Bislimi nënvizoi punën që po zhvillohet në lidhje me miratimin e tri ligjeve të domosdoshme, ai për bankat, për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    “Gjithashtu, zëvendëskryeministri theksoi se edhe Banka Qendrore e Kosovës ka draftuar 20 rregullore që ndërlidhen me SEPA, të cilat pritet të kalojnë për miratim pas aprovimit të këtyre ligjeve në Kuvendin e Republikës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur edhe rreth skandalit...
    Lajme25 Shtator 2024
    Hapja e “Urës së Ibrit” ishte një nga temat që u trajtua në emisionin e sotëm të DPT te Fidani në Klan...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit, Daniel Risch. “Ky takim në New York u zhvillua teksa në...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar nga Prokuroria Speciale të premten që lam pas, për dy raste të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka njoftuar se do ta padisë koordinatoren e komiteteve në Lwvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali....
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në ShBA këtë javë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë...
    Lajme25 Shtator 2024
    Logoja e Kuvendit të Kosovës ka dal të jetë e ngjashme me një logo arabe. Kuvendi sot ka njoftuar se do të...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Përmbytjet shkatërruese të Evropës Qendrore u përkeqësuan shumë nga ndryshimet klimatike dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të së ardhmes për kontinentin...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Bëhet e ditur se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.