×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: S’ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi, progresi garanci për anëtarësim në BE

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, vlerëson se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka përparim aktualisht, ndonëse pritjet e BE-së janë që të ketë vullnet politik për të bërë progres në këtë drejtim.

    Ai tha se përparimi në dialog është i nevojshëm duke pasur parasysh faktin që qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE.

    “Unë e di që ka zgjidhje, por gjithmonë ka zgjidhje diku. Për qytetarët e rajonit, e veçanërisht për ata nga Kosova apo Serbia, është e rëndësishme që të ketë progres, të ecim përpara”, u shpreh Rode.

    “Të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim të marrëdhënieve. Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE”, shtoi ai.

    Rohde mes tjerash pas debatit për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit, tha se qëllimi kryesor i Procesit të Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, ku nga ky proces kanë përfituar vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton EO.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo duhet të zbatohet si e...
    Të tjera
    Vip18 Tetor 2024
    Një lëndim ndjenjash na solli në mendje kënga e Romeos në bashkëpunim me Semi Jaupajn. Kënga duket se i dedikohet kohës që...
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën. Ai ka thënë se Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka publikuar fotografinë nga votimi i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës. Në komentin e fotografisë, Molliqaj...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka njoftuar se sot janë nënshkruar dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin. Këtë e ka bërë...
    Sport18 Tetor 2024
    Komuniteti i triathlonit është në zi për një britanik 57-vjeçar dhe një meksikan 79-vjeçar. Të dy atletët humbën jetën në Kampionatin Botëror...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.