×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Radoiçiqi duhet të japë llogari – nëse s’ndodh do të kemi probleme në marrëdhënien me Serbinë

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se lideri i grupit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, duhet të japë llogari.

    Rohde foli edhe për mundësinë e ekstradimit të Radoiçiqit në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë “është shumë joreale”, teksa e paralajmëroi  Serbinë se mund të kenë probleme me Gjermaninë nëse Radoiçiqi s’jep llogari.

    “Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. Ai është i caktuar në shumë vende, ku mbahet përgjegjës. Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë. Por, Serbisë i mbetet ta bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta”, ka thënë Rohde në Tëvë 1.

    Ambasadori gjerman ka përmendur shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, përfshirë edhe një kontingjent nga Gjermania pas këtij sulmi si tregues i KFOR-it për të ruajtur sigurinë.

    Ai ka thënë se me gjithë këtë forcë të NATO-s në Kosovë e nuk e imagjinon një sulm nga Serbia.

    “Nuk jam ekspert ushtarak, por e di që 28 vende nga vendet NATO dhe mike, janë pjesë e KFOR-it, dhe është e paimagjinueshme për mua që mund të ketë ndonjë sulm në Kosovë me këtë prezencë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë kurrë. Atëkohë vetëm 20 vjeç,...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë pamje nga “Koncerti i Paqes” i organizuar nga Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Një tërmet me magnitduë prej 3.4 ballë ka goditur Maqedoninë e Veriut. Tërmeti goditi në thellësi prej pesë kilometrave, sipas EMSC-së. Ndërkaq...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies, Skënder Reçica, ka deklaruar se Kosovës po i mungon dialogu social. Sipas tij, Qeveria ka dështuar në Ligjin e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Mbi 200 muzikantë nga Filharmonia e Kosovës, Kori i Operës së Kosovës dhe Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar mbrëmjen e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Pas dorëheqjes nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, deklarohet duke potencuar se një nga arsyet e kësaj dorëheqje...
    Lajme07 Korrik 2024
    Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të...
    Lajme07 Korrik 2024
    Qeveria “Kurti” është kritikuar edhe nga Sindikata e Arsimit. Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për Front Online se ministri Hekuran Murti e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.