×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde mbështet deklaratën e Hovenier: Kushtetuesja, i vetmi institucion që mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur deklaratën Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili deklaroi para dy ditësh se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, raporton Express.

    Rohde ka thënë se Kosovës nuk po i kërkohet implementimi i plotë i Asociacionit, por një hap të parë në këtë drejtim, e që është dërgimi i draft-statutit në Kushtetuese.

    “E kam thënë publikisht shumë herë…Ne nuk po kërkojmë implementim të plotë të Asociacionit. Ne po kërkojmë për hapin e parë të dukshëm. Dhe ky është dërgimi i draft-statutit te Gjykata Kushtetuese e juaj. Sepse, siç tha kolegu im amerikan dje, Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion në këtë planet, që ka kompetenca të kontrollojë këtë draft-statut, asnjë institucion tjetër. Nëse Kosova nuk e bën këtë, është lehtë për palën tjetër të thotë nuk bëjmë gjë. Sepse draft-statutin për Asociacionin është e vetmja gjë që Kosova duhet të bëjë”, ka thënë Rohde në një intervistë për Tëvë1.

    Ai ka thënë nëse një gjë e tillë nuk bëhet do të ketë pasoja për Kosovën dhe mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës sipas tij është një.

    Kryeministri i Kosovës javë më parë kishte deklaruar se draft-statuti i BE-së për Asociacionin duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

    Duke folur për këtë çështje, ambasadori Hovenier deklaroi të enjten se ShBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë ndonjë veprim për ta dërguar draft-satutin në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se “kjo është zgjedhje e qeverisë”.

    Ai tha se ekziston vetëm një organ në planet që njëmend mund të vendosë nëse ky draft-statut është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e që është Gjykata Kushtetuese.

    “Pra, ka status mjaft të rëndësishëm. Dhe siç i kemi thënë Kosovës, ne besojmë se është mjaft i mirë dhe është i mjaftueshëm që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj duke e përdorur këtë draft. Kjo është shumë e fuqishme. Këto nuk janë vetëm një varg idesh të ndonjë organizate këshillëdhënëse. Pra, këshilla jonë më e mirë për qeverinë e Kosovës është të shfrytëzojë këtë mundësi për ta shtyrë përpara. Ekziston vetëm një organ në planet që njëmend mund të vendosë nëse ky draft-statut është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës – vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha Hovenier.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në...
    Lajme07 Korrik 2024
    Pesë të miturit që dyshohet se vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, janë liruar. Ata dyshohet se konsumuan veprën penale “nxitje e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Askush nuk e priste këtë. Derisa partia e së djathtës ekstreme e Marine Le Penit, Tubimi Kombëtar, nuk pritej ta siguronte shumicën...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në Baden Württemberg të Gjermanisë mbajtën Kuvendin e parë zgjedhor ku kryetar është zgjedhur...
    Lajme07 Korrik 2024
    Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, ka reaguar në lidhje më dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Të gjithë ata që duan të bëhen polic në Shqipëri, tash e tutje duhet të vërtetojnë që nuk janë nën hetim apo...
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Ndryshe nga Enti Shtetërorë i Revizionit, Statistikat me numër akoma më alarmant për migrimin. Sipas numrit “një” të Statistikave rreth 15 mijë...
    Vip07 Korrik 2024
    Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik. Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.