×
  • Lajme
  • Lajme

    Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj, dhe duhet t’i sigurojmë për këtë

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Robertson thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

    A gjithashtu tha se Kosova është e çliruar, por se duhet dhënë asaj të ardhmen e vetë dhe të sigurohen për këtë.

    The Geopost: NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

    Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

    Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Qershor 2024
    Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa...
    Lajme25 Qershor 2024
    Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një...
    Lajme25 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u pyet në Pressing nga Burim Ramadani se ku është alenca mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla është takuar me Presidentin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,...
    Lajme25 Qershor 2024
    LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall antikushtetues shkarkimi i anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete...
    Sport25 Qershor 2024
    Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që fillon në orën 21:00. “Tre Luanët” tashmë...
    Sport25 Qershor 2024
    Franca ka luajtur baras 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D që ishte e fundit e fazës së grupeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.