Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të komentuara në mediet rozë.
Si prindër të një vajze, dyshja kanë vazhduar të mbajn kontakte me njëri-tjetrin dhe pa dyshim kjo ndikoi pozitivisht tek Renee.
Së fundi, Roberti ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe gra” ku nuk hezitoi të fliste për raportin me Norën.
“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha Berisha.