Albana Osmani është padyshim një ndër moderatoret më simpatike në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Albana vazhdon të jetë aktive në rrjetet e saj sociale, si dhe në projekte të ndryshme kulturore.
Prej shumë kohësh tashmë, Osmani ka deklaruar se është beqare dhe se është fokusuar tek karriera e saj?
Por çfarë po ndodh mes saj dhe Robert Berishës?
I përfolur aq shumë për ndarjen e bujshme me Nora Istrefin, Robert Berisha bëri lëmsh dynjanë kur deklaroi mes thashethemeve se “ai dhe Nora nuk ishin ndarë kurrë…”
Por menjëherë pas deklaratës së fortë të Norës ku e quante atë vetëm “babain e Reneeas” duke konfirmuar ndarjen përfundimtare mes tyre, moderatori ka bërë lëvizjen e radhës.
Në një foto të hedhur nga Albana Osmani ku pyet ndjekësit se “pse është akoma beqare”, Berisha i shkruan haptasi; “nga sot nuk je më!”
Ky flirtim i hapur është marrë me pozitivitet nga ana e moderatores Osmani e cila ka reaguar vetëm me disa të qeshura.