×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rizvanolli: Trajnimet në TIK rrisin produktivitetin në industrinë e Kosovës

    FrontOnline
    05 Korrik 2023

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se trajnimi në sektorin e teknologjisë së informacionit (TIK) rritë produktivitetin në të gjithë industrinë e Kosovës.

    Këto komente Rizvanolli i bëri në përmbylljen e raundit të gjashtë të trajnimeve semestrale për rreth 300 të rinj nga fushat e “Java Programming”.

    “Trajnimi në sektorin e TIK-ut e rrit produktivitetin në të gjithë industrinë e vendit. Njohuritë dixhitale i mundësojnë individëve të thjeshtësojnë proceset dhe të përshpejtojnë procedurat. Kosova sot është kampione në rajon dhe e krahasueshme me shtetet e BE-së dhe të Evropës për shtrirje dhe përdorim të internetit. Gjatë vitit të kaluar kemi arritur të kemi përdorim të madh internetit, duke e vënë Kosovën në top gjashtë vendet në Evropë sa i përket kësaj infrastrukture dhe qasje”, tha Rizvanolli.

    Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek tha se objektivi kryesor i trajnimit është që të rrisë konkurrencën e bizneseve dixhitale dhe tradicionale të Kosovës.

    Stenbaek u shpreh se zhvillimi i sektorit të TIK-ut do të ndikojë edhe në zhvillimin tregut të punës në Kosovë.

    “Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë konkurrencën e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës duke mbështetur rritjen e sektorit të TIK-ut në Kosovë që çon drejt rritjes dhe krijimit të vendeve të punës. Në total, ata do ta menaxhojnë projektin për 3 vjet e gjysmë dhe do të kenë një buxhet të përgjithshëm prej rreth dy milionë e gjysmë euro”, u shpreh Steanbeak.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.