×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rizvanolli: Së shpejti hapet thirrja për subvencionim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

    FrontOnline
    16 Nëntor 2023

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për masat e reja te subvencionimit të pajisjeve të efiçiente të energjisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

    Ministrja Rizvanolli dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve gjatë takimit kanë diskutuar për nevojat që kanë bizneset për përkrahje në efiçencën e energjisë, për sistemet e ngrohjes, shpenzimet e energjisë dhe për në mënyrat se si të arrihet rritja e efiçiencës, e ulja e konsumit të energjisë elektrike.  

    Masat të cilat janë duke u dizajnuar në kuadër të pakos mbështetëse të Bashkimit Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane në vlerë prej 75 milionë euro, janë masat e para të tilla për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

    Ministria e Ekonomisë si hap të parë në përkrahjen e bizneseve do të fillojë me subvencionimin e pajisjeve efiçiente së energjisë për ngrohje tek bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike, sidomos në stinën e dimrit, kur rritet kërkesa për ngrohje.

    Përfaqësuesit e bizneseve falënderuan Ministren Rizvanolli për ftesën që ua ka bërë të bashkëbisedojë me ta dhe shpalosën sugjerimet e tyre mbi masat të cilat i konsiderojnë të nevojshme për rritje të efiçiencës tek bizneset.

    Ata e vlerësuan të qëlluar masën për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, pasi theksuan se rreth 40% e energjisë nga bizneset e targetuara shpenzohet për ngrohje dhe se përdorimi i pajisjeve jo efiçiente ua rrit faturën e pagesës së energjisë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Të tjera
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë....
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.