Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se njëri prej faktorëve që po ndikon në krizën energjetike në Kosovë është se Serbia po bllokon linjat energjetike.
Sipas saj Kosova është më e kufizuar që të blejë energji, raporotn FrontOnline.
“Serbia ka bllokuar linjën energjetike mes nesh, kjo nuk është diçka e re, por në situatë krize si kjo e përkeqëson mëtej situatën. Kjo shkakton ngarkesa në rrjete edhe në shtetet tjera si Maqedoni të Veriut e Shqipëri, që edhe ashtu janë në krizë. Jemi edhe më të kufizuar që të blejmë energji, shpesh duke mos pasur zgjidhje pos të blejmë me çmime të larta”, ka thënë Rizvanolli./FrontOnline