Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se situata me energji elektrike në Evropë është përkeqësuar edhe më tej, e situata e njëjtë është pothuajse edhe në Kosovë.
Sipas saj, tanimë kemi rritje shtatë fish me çmimin normal në tregun evropian.
“Vetëm për gjashtë ditë ka pasur rritje prej 37 për qind të çmimit të energjisë për kërkesën bazë”, ka thënë ajo, raporton FrontOnlie
“Konsumi i energjisë është më i larti që është regjistruar në vendin tonë. Ne jemi duke konsumuar shumë. Konsumi është rritur për 14 % me datën 21 dhjetor”, ka thënë ajo./FrontOnline