×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Efiçiencën e energjisë e kemi vënë si top prioritet

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Ka filluar punimet edicioni i shtatë i Konferencës së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week).

    Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, theksoi se gjatë tri viteve qeverisje kanë bërë përparime të mëdha në fushën e energjisë, së bashku me partnerët.

    “Për gjatë tri vetëve kemi bërë shumë përparime, nga njëra anë në ndërtimin e kapaciteteve të reja  dhe zhvillimin e projekteve të reja, ku shteti gjerman ka qenë partner kyç si dhe Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër e kemi vënë efiçiencën e energjisë si top prioritet të diskutimit dhe të zbatimit të masave si asnjëherë më parë, duke u bërë shembull për të gjitha vendet e rajonit”, tha Rizvanolli.

    Në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë theksohet se nesër gjatë punimeve të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovës, Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, do të jetë pjesë e dy paneleve: “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – Një thirrje e përbashkët për veprim” dhe “Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor”.

    “Në katër ditë sa do të zgjasë Konferenca, udhëheqës të lartë të institucioneve, vendimmarrës, organizata dhe ekspertë nga Kosova dhe jashtë, do të diskutojnë rreth veprimit për klimën, ndikimi i saj, për Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor, dhe tema tjera që ndërlidhen më klimën dhe energjinë.

    Po ashtu, në kuadër të KSDW 2024, nesër në ora 19:00 në ambientet e Termocentralit “Kosova A” të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), hapet ekspozita “A Power Plant” për termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

    Në hapjen e punimeve të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovës morrën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann dhe zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova nuk është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo...
    Lajme16 Shtator 2024
    Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konvenon që të zbatojë tani për tani Marrëveshjen e Ohrit. Kjo...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar disa fotografi nga tubimi në Lipjan. Abdixhiku e ka cilësuar këtë “tubim...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, i...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Profesori Bujar Dugolli tha se “kërkesat e çuditshme” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj komunitetit serb që jetojnë në Kosovë janë “mish...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të...
    Sport16 Shtator 2024
    Ilir Krasniqi ditë më parë u zyrtarizua tek skuadra ukrainase Kolos Kovalivka. Teksa sot ka luajtur ndeshjen e parë me ekipin e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi. Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, është ngarkuar me dy vepra penale për shkeljen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.