×
  • Lajme
  • Lajme

    Rivendosen pikat e protestës në sheshin “Skënderbeu”

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Disa qytetarë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë përfunduar aksionin e tyre të shënimit të pikave të kuqe si shenjë për tu vendosur protestuesit në rast se organizohet ndonjë protestë në kohë të pandemisë Covid-19.

    Edhe ditën e mërkurë të kësaj jave, organizatat Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, kishin realizuar pika të njëjta në pjesën qendrore të sheshit me të njëjtin qëllim atë të vendosjes së njerëzve nëse mbahet ndonjë protestë në kohën e pandemisë.

    Ky aksion i së mërkurës ishte mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por organizimi i ditës së sotshme nuk është mbështetur nga ata.

    Zëdhënësi për media në LVV, Arlind Manxhuka, ka thënë për Klan Kosova se nuk janë në dijeni për një aksion të tillë.

    Ndërsa pjesëmarrësit që krijuan këto pika thanë se nuk janë duke bërë ndonjë organizim të ndonjë partie apo organizate në parim ata thanë se janë vetëm qytetarë dhe se këto po i bëjnë në formë vullnetare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.