×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora zbulon çfarë bën kur përjeton atak paniku

    FrontOnline
    29 Shkurt 2024

    Rita Ora foli për sulmet e panikut që i ndodhin dhe çfarë bën për t’u përballur me to çdo herë.

    Në një intervistë në podcastin ‘Brave New World’, ylli i popit foli sinqerisht për betejat e saj me shëndetin mendor, ndërsa zbuloi se ajo ka ‘mësuar të njohë’ shenjat e një sulmi paniku pasi ka përjetuar  për shumë vite momente të rënda nga stresi.

    Ylli i popit tha se ajo kënaqet rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush. Për sulmet e panikut ajo përdor metoda të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat si dhe akupunkturën.

    “Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat”, tha këngëtarja.

    “Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, shtoi Rita.

    Siç raportohet nga Daily Mail, këngëtarja kishte ndarë vështirësitë e saj me shëndetin e saj mendor përmes teksteve të albumit të saj të tretë “You and I” i cili u publikua në vitin 2023, duke zbuluar se ajo iu nënshtrua trajtimit pasi humbi një pjesë të vetes gjatë viteve të vrullshme në karrierë./FrontOnline/

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Vip16 Maj 2024
    Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si është rrëzuar...
    Vip16 Maj 2024
    Pas gjithë thashethemeve për një ndarje mes çiftit, duket se Lumbardhi po i jep fund. Ai ka postuar në instastory video me...
    Vip16 Maj 2024
    Don Xhoni ka publikuar në instastoryn e tij një foto të Butrint Imerit, ku ky i fundit shihet në pamjet e klipit...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.