×
  • Lajme
  • Lajme

    Ripërcaktimi i kufijve në Ballkan, ky është dokumenti

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Që nga e hëna ka spekulime në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë nëse kryeministri slloven Janez Jansa me të vërtetë ka dërguar një dokument jozyrtar diplomatik (“non-paper”) në Bruksel, i cili flet për një ripërcaktim të kufijve në Ballkan.

    Sipas këtij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina, etj.

    Askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pranoi  dokumentin me një përmbajtje të tillë nga Sllovenia  i cili u publikua të enjten në portalin slloven “Necenzurirano.si”.

    Sipas raportimeve, dokumenti i titulluar “Ballkani Perëndimor – rruga përpara” u pranua nga kabineti i Michel në shkurt.

    Se kush e ka shkruar atë nuk mund të dihet zyrtarisht, por sipas disa informacioneve, një pjesë e përmbajtjes së saj ishte shkruar në Budapest.

    Sidoqoftë, në qarqet diplomatike të Brukselit, ai është referuar si një dokument “slloven”, sepse kabineti i Jansas pretendohet të ketë marrë pjesë në dërgimin e tij në adresa të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

    Meqenëse është një dokument diplomatik jozyrtar që synon të komunikojë pikëpamje dhe iniciativa të ndryshme pa karakter zyrtar, ai nuk ka as kokë dhe as nënshkrim. Thuhet se përfundoi te Michel me postë zyrtare diplomatike, kështu që ekzistenca e tij mund të mohohet publikisht në çdo kohë.

    Dokumenti përmend në hyrje “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve” që dolën pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

    Autorët tregojnë se edhe pas vendosjes së paqes pas përfundimit të luftërave, perspektivat e premtuara evropiane dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në këtë drejtim në rajon, “çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura”. Këto janë:

    – që Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila mori më shumë se 100,000 jetë, praktikisht njohu atë që u arrit gjatë luftës, por jo në thelb,

    – që aktualisht është e vështirë të imagjinosh perspektivat evropiane të Serbisë dhe Kosovës.

    – që anëtarësimi i BiH në BE mund të përjashtohet plotësisht – që ndërkohë hapësira e zbrazët u përdor nga Turqia, e cila rriti ndikimin e saj në BiH dhe Maqedoninë e Veriut.

    – që përveç Turqisë, disa politikanë vendas dhe mbështetësit e tyre që përfitojnë personalisht nga kaosi dhe institucionet jofunksionale, askush nuk është i kënaqur me situatën në BiH.

    Autorët theksuan se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur janë të aftë të marrin vendime strategjike.

    1) Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë. “Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin origjinal shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. “Pjesa serbe e Kosovës do të merrte një status të veçantë – duke ndjekur shembullin e Tirolit Jugor,” theksohet në dokument.

    2) Bashkimi i pjesës më të madhe të territorit të Republika Srpska me Serbinë. “Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë “, thuhet në dokument.

    3) “Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet duke bashkuar shumicën e kantoneve kroate në BiH me Kroacinë ose duke i dhënë një status të veçantë pjesës kroate të BiH (duke ndjekur shembullin e Tirolit Jugor).”

    4) “Kjo do t’u jepte boshnjakëve një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur dhe do të marrë përgjegjësinë e plotë për të. Në një referendum, njerëzit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me BE ose një të ardhme jashtë BE (duke ndjekur shembullin e Turqisë. Tani për tani, shumica dërrmuese e boshnjakëve mbështesin perspektivën e BE dhe rritjen e mprehtë të ndikimit turk dhe Islamit radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë dramatike në dekadën e ardhshme.

     

    Këto “zgjidhje” sipas autorëve të këtij “Non-paper” do të shpejtonin negociatat për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

    Por këto janë propozime që kundërshtohen fuqishëm në SHBA, Gjermani, Francë dhe vende të tjera evropiane, raporton Istraga.si, transmeton Klan Kosova.

    Gjegjësisht, bashkësia ndërkombëtare thekson rëndësinë e integritetit territorial të BiH dhe kundërshton përcaktimin e ri të kufijve në ish-Jugosllavi. Kjo do të hapte kutinë e Pandorës dhe ndoshta do të çonte në luftëra të reja, citonportali slloven Istraga.ba, shkrimin e Primozh Cirman dhe Vesna Vukoviq të publikuar në necenzurirano.si.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në një lidhje...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip15 Tetor 2024
    Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %. “Qeveria...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një shkresë për mediat e ka kritikuar ministrinë e Financave, Hekuran Murati, për krekosjen e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.