×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinia Demokratike e Prishtinës: VV në Prishtinë respekt askujt, ryshfet gjithkujt

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prishtinë, kanë mbajtur një aktivitet simbolik, lidhur me aferën korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës.

    Ata aktivitetin e kanë mbajtur në Lagjen Arbëria, afër zyrave të Vetëvendosjes

    “8 vjet Vetëvendosjes në Prishtinë, respekt askujt, ryshfet gjithkujt”, ka qenë parulla e tyre.

    Vivjanit Fejza kryetar i rinisë së PDK-së, tha se përmes këtij aktiviteti duan ti tregojnë popullit për ryshfetin që ka marrë VV prej 12 mijë eurosh dhe konsiderojmë se është aferë korruptive.

    “Ne kemi dalë për t’iu treguar të gjithë qytetarëve të Kosovës se për 8 vet qeverisje të VV e cila ka funksionuar vetëm në bazë të kësaj fotoje. Respekt askujt ryshfet gjithkujt. Vetëm nëse i ki 12 mije euro atëherë mundesh me luftuar me ta. Ata thonin se duhet me luftuar korrupsionin ndërsa sot janë mbushur korrupsion deri në fyt, por ne nuk do ti lejojmë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

    Asambleisti i PDK-së Leutrim Retkoceri tha se përveç 12 mijë eurove ta marra nga VV ne nuk e dimë edhe për 8 vjetët tjera se sa ka marrë.

    “Me korrupsion nga inspektori i komunës që është anëtar i Vetëvendosjes, kjo tregon më së miri se 12 mijë euro kësaj here janë zënë tu u marr dhe ne nuk e dimë sa ryshfet ka marrë edhe 8 vjet tjera që gjatë krejt kohës ka moralizu. Ne këtë çështje e kemi ngritur në seancën për buxhetin dhe kemi thënë se a do të përfshihen pagat e këtij zyrtari në buxhetin e vitit 2021, por s’kemi marrë përgjigje”.

    Ai tha se po rikujtojnë 8 vjet qeverisje të tyre, dhe shtoi se nëse nuk do të marrin përgjigje do të vazhdojnë me aktivitete të tjera që të kuptojnë për korrupsion për 8 vite nga VV-ja.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Lajme06 Janar 2025
    I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi. Për...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është...
    Të tjera
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi në Nju Jork të hënën që ta shtyjë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në...
    Kronika06 Janar 2025
    Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.