Reperi i njohur Kanye West vendosi të rikthehet në Instagram pas dy vitesh. Reperi shokoi fansat duke u kthyer në platformën e rrjeteve sociale për të ndarë një pjesë të albumit të tij “Donda”, transmeton FrontOnline.
Reperi gjithashtu ndau pamjet e tij duke pozuar me zinxhirë ari rreth qafës duke treguar emrat e fëmijëve të tij. Pavarësisht divorcit, ai ende ndjek ish-gruan e tij Kim Kardashian në Instagram.
Albumi “Donda” do të ketë premierën më 23 korrik. Pas divorcit nga Kim Kardashian, reperi i njohur hyri në një lidhje dashurie me modelen Irina Shayk, nga e cila, siç thuhet, nuk ndahet.
Modelja ruse punoi për markën e tij “Yeezy” dhe u shfaq në videoklipin e tij të vitit 2010 për këngën “Power”./FrontOnline/