Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me Coronavirus, një tjetër problem po shtohet.
Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet.
Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit, sonte në Prishtinë vlera e ndotjes është 182, apo e pashëndetshme.
Vitin e kaluar Kosova u përball vazhdimisht me ndotjen e ajrit, ndërkaq këtë vit, në rast se nuk do të ketë përmirësime, përveç ndotjes së ajrit, problem është edhe pandemia.