×
  • Lajme
  • Lajme

    Riho Terras nga Estonia pritet të jetë raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropian (PPE), Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

    Për emërimin e tij në këtë post duhet të pajohet grupi i PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme. Por, burime të Radios Evropa e Lirë në PE thanë se Terras pritet të emërohet nga ky grup.

    Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Tani i takon secilit grup që nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

    Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti dhe kësaj radhe ky grup do të ketë postin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut.

    Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

    Raportues për Serbinë në PE do të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula. Ai veçse e ka bërë publike emërimin e tij në këtë post.

    Ndërkaq, për Shqipërinë, raportues pritet të jetë Andreas Schieder nga socialdemokratët. Për Maqedoninë e Veriut pritet të jetë deputeti i të Gjelbërve, Thomas Waitz, nga Austria si dhe deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, pritet të jetë raportues për Malin e Zi.

    Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm për Bosnjë e Hercegovinën nuk dihet se kush do të jetë raportues në PE.

    Raportuesit e rinj për pesë vjetët e ardhshëm do të ndjekin nga afër zhvillimet në vendet përkatëse dhe do të përpilojnë raportet vjetore. Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre shteteve në procesin e reformave dhe përmbushjes së kritereve për integrim në BE.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Derisa pjesa më e madhe e botës pritet të përqendrohet në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe rezultatet e tyre, Bashkimi...
    Lajme22 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Nëpërmjet...
    Të tjera
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Lifestyle22 Tetor 2024
    Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë. Në një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.