Duket se Jennifer Lopez nuk po pikëllohet aq shumë për Alex Rodriguez sa dukej në fillim. Sipas Daily Mail, J.Lo dhe ish-dashuria e saj, aktori Ben Affleck, kalojnë shumë kohë së bashku pas ndarjes së saj me A-Rod.
Ben u pa disa herë kur hipi në një makinë që i përkiste J.Lo e cila e çoi atë në adresën e saj. J.Lo u kthye së fundmi nga Republika Dominikane ku bëri filmin ‘Wedding Shotgun’, dhe Ben dhe ajo kanë qëndruar vazhdimisht bashkë që nga ajo kohë.
Kujtojmë, ai kohë më parë u nda nga Ana de Armas dhe thuhet se ai e bëri këtë që të mund të lidhet me J.Lo. Jennifer filluan lidhjen më 2002 kur u fejuan, dhe ata u ndanë një vit më vonë. Thuhet se ata kanë qëndruar në miqësi që nga ndarja./Frontonline/