×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rezistoi ndaj grabitësve, ka gjasë që u ngatërrua me rripin e sigurisë”, vjehrri i Liridonës jep detaje për ngjarjen

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2023

    Shaban Murseli, vjehrri i të ndjerës, Liridonë Ademaj Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitës më 29 nëntor, ka thënë se po bëhen shumë thashetheme mbi vrasjen e saj.

    Murseli në varrimin e të ndjerës u deklarua për media, ku tha se nusja ka shumë gjasë që është ngatërruar me rripin e sigurisë, derisa ishin duke tentuar të ikin.

    “Ka thashetheme, por version më i saktë është se ka rezistuar. Kishin blerë shtëpi në Prishtinë, ishin duke rregulluar shtëpinë për të hyrë. I kanë plaçkitur, kanë marrë telefonat, ari, ende nuk i kam parë nipat. Versioni i tij (Naimit)  është se i ka gjuajtur fëmijët prej kerri, edhe në gjuhën suedeze i ka thënë ik, siç duket është ngatërruar nusja me rripin e sigurisë”, tha ai.

    Tutje, ai tha se “është e është e tmerrshme të manipulohet më keto gjëra, unë e di sa shumë e ka dashtë Naimi atë”.

    Ndryshe sot në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit, Liridonë Ademaj – Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit në Prishtinë.

    Në varrim kanë marrë pjesë familjarët e të ndjerës dhe një numër i madh i qytetarëve, transmeton Telegrafi.

    Policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë.

    Prokuroria vazhdon hetimet lidhur me rastin.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.