
E të premten nga kjo pari është paralajmëruar edhe një protestë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një intervistë për Front Online, ka thënë se të premten është përvjetori edhe i çlirimit të Kosovës dhe i LVV-së.
“Të premten është përvjetori edhe i çlirimit të Kosovës dhe i LVV-së, dhe mendoj që tash edhe në të ardhmen edhe çlirimi edhe VV-ja të jenë sa më afër njëra-tjetrës si perceptim unik për të ardhmen dhe jo për të kaluarën”, ka thënë ai, për Front Online.
Ai shpreson që në këtë protestë nuk do të ketë dhunë. Kjo pasi që sipas tij, VV-ja nuk është parti e dhunës.
“Nuk ka pse të asocohet protesta me dhunën. Nuk ka pse të asocohet protesta e LVV-së me dhunën. Përkundrazi dhuna është asocuar me të drejtë deri tash nga ata që kanë mbajtur pushtete me anë të këtij mekanizimi, pra me anë të dhunës. Kështu që nuk ka pse të përmendet dhuna kur përmendet protesta e VV-së dhe VV-ja. Përkundrazi nuk jemi ne që ushtrojmë dhunë, ne kemi qenë objekt i dhunës, kemi qenë target i dhunës së pushteteve të kaluara ndaj nesh. Por asnjë lloj dhune ne nuk mund të na ndal që të kërkojmë të drejtat tona”, ka thënë ndër të tjera Selimi.