
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kujtuar heroin Myrtë Zeneli.
Në një postim në rrjete sociale, Selimi ka thënë se Myrtë Zeneli, ishte shembull i trimërisë dhe heroizmit, duke shtuar se Brigada 132 e UÇK-së me krenari e mbajti këtë emer të lavdishem të Luftës sonë çlirimtare.
Shkrimi i plotë i Rexhep Selimit:
Sikur gjithmonë, edhe sot në përvjetorin e renies, e kujtoj bashkëluftëtarin Myrtë Zeneli.Me shembullin e trimërisë dhe heroizmit të tij, Brigada 132 e UÇK-së me krenari e mbajti këtë emer të lavdishem tëLuftës sonë çlirimtare.
Lavdi Myrtës dhe gjithë dëshmorëve të Brigades 132 të ZO të Dukagjinit.
https://www.facebook.com/rexhep.selimi.9212/posts/257377045673055