Reshjet e shiut dhe borës kanë bërë që shërbimet e Policisë së Shqipërisë të rrisin prezencën e tyre në rrugët urbane ashtu edhe në ato rurale.
Sipas ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, edhe rrugët po mirëmbahen dhe pastrohen nga reshjet e borës, transmeton Klankosova.tv.
“Shërbimet e Policia e Shtetit kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ndërkaq, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të saj.