Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, u shpreh pas votimit për presidenten, Vjosa Osmani, se ajo është deputete e AAK-së por që ka vendosur të votoj, për shkak se në këtë mënyrë u pengua ndikimi i Beogradit.
“është moment historik sepse për herë të dytë një grua bëhet presidente. Si grua është nder për ne si gra të kemi një përfaqësuese si grua”, u shpreh ajo.
Reshitaj tha se nuk është përjashtuar nga AAK-ja, por nëse ndodh do të kaloj si e pavarur.
“Unë isha pjesë e kësaj seance pjesë e opozitës dhe mund ta them me shumë bindje që për herë të parë kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për krijimin e institucioneve të vendit.
Unë jam pjesë e AKK-së, jamë nënkryetare ende nuk është mbledhur kryesia e partisë. Do të qëndroj si deputetet e pavarur por nuk besoj që vjen deri te ajo”, u shpreh Reshitaj.