Reperi i njohur DMX u shtrua në spital të shtunën dhe është në gjendje kritike për jetën pas një mbidoze në shtëpinë e tij në Nju Jork. DMX 50-vjeçar, një yll hip-hopi dhe po ashtu aktor, pësoi një sulm në zemër për shkak të një mbidoze dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit White Plains.
Reperi i njohur për hitet si ‘Party Up’, ‘Up In Here’ dhe ‘X Gon Give It to Ya’, është në një gjendje vegjetative por tregon “aktivitet të trurit”, tha një burim për TMZ. Tifozët e reperit u shqetësuan kur Eric B. i dyshes hip-hop Eric B. & Rakim ndau një foto të tij dhe DMX në Instagram me fjalinë, “Lutu për vëllain tim DMX”.
Muzikantët Rick Ross, Missy Elliot dhe Big Freedia, si dhe aktorja fituese e Oskarit Viola Davis, gjithashtu bënë thirrje për një lutje për reperin e famshëm. DMX, emri i vërtetë Earl Simmons, ka luftuar me varësinë për vite me radhë, dhe në 2019 ai anuloi koncertet dhe bëri kërkesë për rehabilitim. Pavarësisht nga pandemia, DMX ka mbajtur koncerte më të vogla këtë vit dhe planifikon të vizitojë Indianapolis dhe Teksasin në maj, sipas faqes së saj në Instagram./FrontOnline/