×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një 37 vjeçar dyshohet se është vr’arë në Gjilan

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Një person dyshohet se është vrarë sot në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje për Front Online.

    Hashani tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52 dhe se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi i emergjencës së spitalit të Gjilanit.

    Ai tha se nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri.

    Hashani bëri të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe ndriçimin e rastit.

    “Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, u shpreh Hashani për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Andi Pajazitit, i cili akuzohet për vrasjen në lokalin “Bon...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , ka bërë të ditur se janë duke u bërë shërbime të reja me metoda të avancuara...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj...
    Të tjera
    Opinione05 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha:  Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka replikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun rreth Projektligjit për Byronë Shtetërore. Ai e quan këtë dokument...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot Kuvendi i Kosovës në lexim të parë ka miratuar Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pro këtij projektligji kanë votuar...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugut. “Policia  e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.