Familja e reperit DMX do të mbajë një meshë lutjesh në spitalin e Nju Jorkut ku ai akoma po lufton për jetën.E fejuara e DMX dhe nëna e tij janë lejuar që ta vizitojnë atë në ICU, ku ai mbetet në aparatet e jetës, pas sulmit në zemër që pësoi gjatë një mbidoze të premten mbrëma.
Thuhet që disa nga fëmijët e tij do të udhëtojnë për ta parë atë, dhe anëtarët e familjes po shpresojnë që ai do të këndellet, edhe pse burimet thonë se ai ka funksion të kufizuar të trurit dhe nuk duket mirë.Tani për tani, të gjithë afër DMX thjesht po bëjnë lutje./FrontOnline/