×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rënie e thellë ekonomike në Evropë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Ndikimet e pandemisë Corona në ekonomi po bëhen gjithnjë e më e qarta. Sidomos Italia është goditur rëndë.

    Në Itali kanë vdekur deri tani më shumë se 35,500 vetë të infektuar me koronavirusin Corona. Përveç kësaj ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës pret një recesion të rëndë këtë vit për shkak të kufizimeve masive në luftën kundër pandemisë. Siç njoftoi zyra kombëtare e statistikave vetëm në tremujorin e dytë midis prillit dhe qershorit, prodhimi i brendshëm bruto i Italisë (PBB) u tkurr me një shpejtësi rekord prej 12.8 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Deri tani supozohej se minusi do të ishte 12.4 përqind. Pandemia e goditi Italinë shumë më rëndë sesa ekonominë gjermane, e cila ra me 9.7 përqind.

    Komisioni i BE supozon që ekonomia e Italisë të shënojë për vitin në tërësi një rënie prej 11.2 përqind. Parashikimi zyrtar i qeverisë në Romë është një minus prej tetë përqind. Por Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri tashmë ka treguar se ky vlerësim duhet të korrigjohet dhe se rënia është më e madhe. Megjithatë Gualtieri theksoi kohët e fundit gjithashtu se tremujori i tretë aktual pritet të sjellë një rritje të fortë, raporton DW.

    Ekonomia e Polonisë po tkurret

    Edhe në Poloni ekonomia ka rënë për shkak të krizës së Coronës. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u tkurr në tremujorin e dytë me 8.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u njoftua nga agjencia e statistikave GUS në Varshavë. Në tremujorin e parë ekonomia polake u rrit me dy përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

    Spanja shpreson tek tremujori i tretë

    Prodhimi i brendshëm bruto i Spanjës pësoi një rënie rekord prej 18.5 përqind në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas qeverisë spanjolle ekonomia tani po bën hapa të mëdha drejt rimëkëmbjes. Në tremujorin e tretë vërehet një rritje e prodhimit të brendshëm bruto prej më shumë se dhjetë përqind, tha Ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino.

    Një rikuperim i fortë duket veçanërisht në tregun e punës. Gjatë krizës së virusit Covid-19 papunësia e lartë në Spanjë u rrit në mënyrë masive. Midis prillit dhe qershorit humbën punën një milion vetë – më shumë se kurrë më parë në një tremujor. Sidomos sektori i turizmit, i cili është i rëndësishëm për vendin, u godit rëndë nga kriza.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Niveli i kërcënimit po rritet në arenën globale, por nuk ka nevojë të trembni njerëzit duke folur për Luftën e Tretë Botërore....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi ia ka kërkuar cigaret e ‘vjedhura’ Gjestit. Mirëpo Gjesti nuk e kishte hallin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.