×
  • Lajme
  • Lajme

    René Clinic nderon të mbijetuarat e kancerit të gjirit me trajtime falas gjatë Muajit Rozë

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Këtë tetor, René Clinic i ka dedikuar përpjekjet e saj nderimit të forcës dhe qëndresës së grave që kanë fituar një nga betejat më të vështira të jetës – luftën kundër kancerit të gjirit.

    Si pjesë e iniciativës për “Muajin Rozë”, klinika synon të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin për këto gra të jashtëzakonshme që frymëzojnë të tjerët me guximin dhe vendosmërinë e tyre.

    Gjatë këtij muaji, René Clinic ofron trajtime falas për të mbijetuarat e kancerit të gjirit, duke iu dhënë mundësinë të përjetojnë çaste relaksi dhe kujdesi. Trajtimet përfshijnë terapi IV dhe një pastrim fytyre, si një gjest për t’u ofruar atyre një moment qetësie dhe përkrahjeje gjatë rrugëtimit të tyre.

    Themeluesja e René Clinic, Jeta Rukiqi, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative. Ajo deklaroi:

    “E dimë që lufta juaj ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por ju keni treguar se jeni më të forta se çdo sfidë që ju ka dalë përpara. Ju jeni shembull për të gjithë ne dhe e meritoni gjithë dashurinë dhe përkujdesjen.”

    Përmes këtyre trajtimeve, René Clinic shpreson t’u sjellë ngushëllim dhe mirënjohje këtyre grave të forta, duke iu kujtuar se forca dhe guximi i tyre nuk janë vetëm të admirueshëm, por edhe të çmuar.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së  Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore, ku ndër të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në fshatin Zaskok të Ferizajt, tek familja Çerkini. Abdixhiku përmes...
    Lajme17 Tetor 2024
    Aanëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur  me raportin e...
    Të tjera
    Vip17 Tetor 2024
    Prej disa kohësh Sara Hoxha ka qenë e distancuar nga ekrani. Tashmë përflitet për ndarjen me Ledri Vulën, po Sara ende nuk...
    Lajme17 Tetor 2024
    Pas takimeve me zyrtarë qeveritarë në Paris, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza agjendën e vazhdoi me një takim të rëndësishëm në Organizatën...
    Lajme17 Tetor 2024
    Në ditët e fundit u mbajtën tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, për shkak të skandaleve që kanë prekur partinë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita. Avokati, Tomë Gashi thotë se bojkoti i...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden mbërrin të enjten në Gjermani pas një shtyrjeje njëjavore të udhëtimit për shkak të uraganit Milton. Siç njofton korrespondentja...
    Lajme17 Tetor 2024
    Sot, në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar një stërvitje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.