×
  • Sport
  • Sport

    Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas tri ndeshjeve të sotme

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

    Në kuadër të javës së 11-të, tri ndeshje interesante u zhvilluan sot në Merdare, Gjilan dhe Malishevë, shkruan FrontOnline.

    Në Merdare, Drita ka regjistruar fitore të vështirë ndaj Llapit me rezultat, 1:3.

    Me këtë fitore, Drita ndodhet në vendin e dytë me 19 pikë të tubuara, kurse Llapi në vendin e shtatë me dhjetë sosh.

    Nga ana tjetër, Gjilani e ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Feronikelit.

    Drita me shumë vështirësi fiton ndaj Llapit, Gjilani kryen punën ndaj Feronikelit, Ulpiana i “hakmerret” Malishevës

    Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur Feronikelin me rezultat minimal, 1:0.

    Me këtë fitore, Gjilani është lider i ri në tabelë me 20 pikë, kurse Feronikeli bie në vendin e fundit me vetëm dhjetë pikë.

    Për fund, Ulpiana i është “hakmerrur” Malishevës duke e mposhtur si mysafir me rezultat 1:2.

    Me këtë fitore, Ulpiana mbetet në vendin e nëntë me dhjetë pikë, kurse Malisheva në vendin e gjashtë me 12 sosh./FrontOnline/

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport10 Maj 2024
    Këtë javë janë intensifikuar lidhjet mes sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez dhe Barcelonës. Uruguaiani fshiu të gjitha postimet në Instagram për lidhjet...
    Sport10 Maj 2024
    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës...
    Sport09 Maj 2024
    Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund...
    Sport10 Maj 2024
    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës. Siç njofton...
    Lajme10 Maj 2024
    Ditë më parë nga Këshilli i Evropës kanë bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës aktualisht nuk është në agjendën...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.