×
  • Lajme
  • Lajme

    Rektori i Universitetit të Pejës intervistohet në Polici

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi është intervistuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Krimeve Ekonomike.

    Ai është intervistuar gjatë ditës së djeshme, por nuk dha arsyet se për çka.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi vet Krasniqi, duke theksuar se hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa ai mbanë postin e rektorit në këtë universitet.

    “Po, është e vërtetë që dje, datë 22.05.2024, kam dhënë dëshminë time në cilësinë e Rektorit aktual të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Për informimin tuaj hetimet janë duke i zhvilluar Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Krasniqi.

    I pyetur se në çfarë cilësie është intervistuar si dëshmitar apo i dyshuar, ai tha “Unë nuk jam intervistuar as si dëshmitar dhe as si i dyshuar, por jam ftuar si Rektor i Universitetit aktual, pasi që hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa jam unë Rektor, poashtu as në cilësinë e dëshmitarit, pasi që për kohën kur po bëhen hetimet unë nuk kam qenë i angazhuar në Universitetin “Haxhi Zeka”.

    Për shkak se mund të ndikojë në hetim, ai nuk ka përgjigje se për çka u intervistua.

    “…nuk mund të jap më shumë informacion, pasi që nuk dua të paragjykoj dhe në asnjë formë të ndikoj në mbarëvajtjen e hetimeve”, përfundoi rektori.

    Armand Krasniqi mbanë postin e rektorit të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” nga viti 2021.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Nga e hëna në të premten, mbi Kosovë do...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai ka deklaruar se në festa të tilla...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e...
    Të tjera
    Vip16 Qershor 2024
    Drini Zeqo u pyet në “Këndin e së Vërtetës” në “Top Arena” për aludimet në lidhje me një lidhje të mundshme me...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ajo ka thënë se kjo festë bashkon njerëzit dhe se në...
    Lajme16 Qershor 2024
    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme...
    Sport16 Qershor 2024
    Italia mposhti Shqipërinë 2-1, pasi pësoi gol në mënyrë të pabesueshme pas 23 sekondash lojë. Trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti, po...
    Front TV16 Qershor 2024
    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen nga Qeveria Kurti, ndërsa ka thënë se...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Ushtria izraelite tha të dielën se do të mbajë pauza ditore taktike në aktivitetin ushtarak në pjesë të Gazës jugore, Kjo për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.