×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dy miliardë € investoi diaspora në patundshmëri në 7 vitet e fundit, mbi 523 milionë € veç vjet

    Fatlum Berisha
    04 Korrik 2023

    Mbi shtatë miliardë euro është vlera e remitencave që disapora ka dërguar në Kosovë në shtatë vjetët e fundit. Dy miliardë euro nga kjo shumë e përgjithshme e dërgesave shkuan si investime në patundshmëri. Rekordi i investimeve në këtë sektor u shënua gjatë vitit të kaluar, raporton “Instituti për Hulumtime Front”.

    Nga 1.2 miliardë euro sa ishin të ardhurat nga disapora më 2022, mbi gjysmë miliardë e tyre u shpenzuan në patundshmëri.

    Edhe vlera totale e të hollave që mërgata çoi në vendlindje nё vitin 2022 ishte për  6.0 pёrqind mё e lartë krahasuar me vitin 2021.

    Pasqyrën më këto të dhëna e paraqiti Banka Qendrore e Kosovës në një raport të saj zyrtar, raporton “Instituti për Hulumtime Front”.

    Institucioni më i rëndësishëm financiar e konfirmon se investimi në patundshmëri është forma kryesore e investimit të diasporës.

    Investimet e diasporës në patundshmëri, ndër vite

    Trendi i investimeve të mërgimtarëve në këtë sektor ka shënuar herë ngritje e herë ulje, por asnjë herë nën 100 milionë që nga 2015-ta e këndej.

    Mërgimtarët investuan rreth 140 milionë euro në patundshmëri më 2016, përderisa 154 milionë sosh më 2017, raporton “Instituti për Hulumtime Front”.

    Fitimet e ndërtimtarëve u trashën edhe më shumë nga diaspora viteve pasardhëse.

    Kosovarët, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të huaja, harxhuan mbi 205 milionë euro në blerjen e banesave dhe lokaleve më 2018.

    E 223 milionë sosh më 2019, raporton “Instituti për Hulumtime Front”.

    Krahasuar me këto dy vite, investimet në këtë industri ranë pak më 2020 – në 201 milionë euro – mbase si pasojë e fillimit të pandemisë së koronavirusit.

    Ato “eskaluan” në vitet 2021 dhe 2022.

    Plot 384 milionë euro të tyre, mërgimtarët i çuan në patundshmëri në Kosovë, më 2021 dhe rekordi mbi gjysmë miliardë sosh u arrit në vitin 2022, raporton “Instituti për Hulumtime Front”.

    Ekonomistët pro remitencave, kundër investimeve kryesisht në patundshmëri

    Njohësit e fushë së ekonomisët thonë se rritja e remitencave ka efekt pozitiv në ekonominë e vendit.

    Sipas Lulzim Beqirit, ato rrisin mirëqenien e qytetarit.

    “Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit. Duke pas parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë. Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe se remitencat e kanë mbajtur Kosovën duke filluar nga vitet e ‘80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës”, u shpreh Beqiri për “Institutin për Hulumtime Front”.

    Megjithatë, ai kritikon mërgimtarët rreth orientimit të të hollave të tyre aktualisht.

    “Investimi në patundeshmëri i mbi 70% te te hyrave nga remitencat nuk mendoj se është hap i duhur sepse po investohet në gjëra, të cilat nuk gjenerojnë profit dhe kjo nuk duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Qeveria e vendit duhet të ofrojë alternativa investuese në mënyrë që ato mjete të futen në biznes dhe të gjenerojnë të hyra shtesë për qytetarët e vendit. Mendoj se duhet që mjetet e ardhura nga diaspora të investohen ku gjenerohen të hyra jo vetëm në patundshmëri e ahengje”, u shpreh Beqiri.

    Ekonomisti Erzen Hyseni, në anën tjetër, thotë se kërkesa e lartë për investime në patundshmëri ka shkaktuar ngritje të çmimeve në këtë sektor.

    “Njëri ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar që çmimet e lokaleve dhe banesave – përveç inflacionit – është edhe kërkesa e lartë nga diaspora për të blerë apo investuar në patundshmëri, kryesisht banesa”, u shpreh Hyseni për “Institutin për Hulumtime Front”.

    BQK: Dërgesat e diasporës zbutin varfërinë

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, të hollat e diasporës ndikojnë nё uljen e varfërisë në Kosovë.

    “Dërgesat e diasporёs vlerësohet të kenë efekt të rëndësishëm edhe në pozitën e likuiditetit të sektorit bankar, përmes kontributit që kanë në bazën e depozitave”, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës.

    BQK thotë se diaspora ka mbështetur aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, nёpёrmjet remitencave, investimeve që i kanë kontribuar rritjes ekonomike dhe turizmit.

    “Pesha që ka diaspora në aktivitetin e gjeneruar në vend, vlerësuar përmes burimeve të rëndësishme të financimit të konsumit dhe investimeve si remitencat, investimet dhe turizmi, arriti vlerën prej 3.6 miliardё euro në vitin 2022, që korrespondon me 40.4 pёrqind të BPV-së”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.