×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekaliu:-Qeverisë: Projektin për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë, trajtojeni me prioritet

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Deputeti nga radhët e LDK-së Fidan Rekaliu, në deklarimet jashtë rendit të ditës, ka folur për një temë mjaftë shqetësuese për qytetarët e Podujevës, e që ka të bëj me zvarritjen disa vjeçare të rrugës Prishtinë-Podujevë. Ai ka thënë që ky projekt i cili filloi në pjesën e dytë të vitit 2016 kur me vendin udhëhiqte Isa Mustafa.

    “Por, me kalimin e muajve dhe viteve, konkretisht ndërrimit të pushteteve të ndryshme, ky projekt u neglizhua, u zvarrit dhe nganjëherë̈ edhe u tentua që të anashkalohet plotësisht, nga mungesa e vullnetit politik, qoftë për përkrahje financiare, poashtu edhe për mbikëqyrje”, tha Rekaliu para deputetëve.

    Sot, pothuajse 4 vite pas, ky projekt ende është në fazën fillestare, ka thënë Rekaliu.

    Sipas tij realizimi i këtij projekti do të lehtësonte qarkullimin e bashkëatëdhetarve dhe do të ishte një lehtësim për bizneset.

    Mbi të gjitha, magjistralja Podujevë-Prishtinë, shfrytëzohet nga shumica e bashkëatdhetarëve tanë, të cilët vijnë nga vendet e ndryshme të Evropës, duke e përdorur pikën kufitare në Merdare, për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës.

    Rekaliu ka pasur dhe një kërkesë nga qeveria e re.

    “Nga ky Kuvend dhe kjo Qeveri në krye me kryeministrin Hoti dhe ministrin Abrashi, kërkoj që projektin për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë, ta trajtojnë me prioritet dhe t’i japin mbështetjen e duhur institucionale, e cila fatkeqësisht viteve të fundit i ka munguar, për arsye krejtësisht politike.

    Qytetarët llapjanë, bashkëatdhetarët tanë dhe bizneset tona, e meritojnë realizimin e plotë dhe sa më të shpejtë të këtij projekti”, theksoi Rekaliu.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.