×
  • Lajme
  • Lajme

    Reka: Për Kosovën, anëtarësimi në BE mbetet orientim strategjik

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, i ka uruar Evropës ditëlindjen e 70-të.

    Ai me anë të një letre të publikuar ka thënë se Brukseli do të duhej sa më shpejtë t’a evropianizojë Ballkanin, para se ai t’a ballkanizojë Evropën.

    “Për Republikën e Kosovës, anëtarësimi në BE mbetet orientimi ynë strategjik; jo për shkak të Brukselit, por për ne dhe fëmijët tanë”.

    Letra e plotë e Rekës:

    Qytetare dhe qytetarë të nderuar/a

    Shtatëdhjetë vite më parë, një Evropian i madh, doli me një ide po aq të madhe: atë për Evropën e bashkuar.“Deklarata Schuman” e 9 majit të vitit 1950, hapi rrugën, jo vetëm për Tregun e Përbashkët, por edhe për vlerat e përbashkëta.

    Për një lidhje shtetesh, të bashkuar në diversitet. Bashkimi Evropian, pra është një projekt paqe; e zgjerimi i tij, një gjeopolitikë unifikuese, që bashkoi Evropën e ndarë. Por, Evropa nuk është e plotë, as pas shtatë dekadash. Ballkani Përendimor mbetet ende jashtë portave të Brukselit. Dy dekada të përspektivës evropiane: nga Zagreb i 2000 në Zagrebin 2020; mbajtën premtime për gjashtë shtetet aspiruese, për t’u bërë pjesë e familjes së bashkuar evropiane. Por vetëm premtimet nuk mjaftojnë. Metodologjia e re e zgjerimit e BE-së,duhet të përcillet edhe me një Plan Marshall për Ballkanin Përendimor. Brukseli do tëduhej sa më shpejtë t’a evropianizojë Ballkanin, para se ai t’a ballkanizojë Evropën. Për Republikën e Kosovës, anëtarësimi në BE mbetet orientimi ynë strategjik; jo për shkak të Brukselit, por për ne dhe fëmijët tanë.

    Anëtarësimin tonë në BE, nuk e bëjmë, sepse kështu e kërkon politika dhe teknika, por pse e kërkojnë shumica dërmuese e qytetarëve tanë. Pra:

    Ata, që Kosovën e shohin si pjesëtë BE-së.

    Ata, që besojnë në idenë evropiane, si diçka reale dhe jovirtuale.

    Dhe ata, që Evropën duan ta edhe prekin realisht, duke qarkulluar lirshëm-pa viza-brenda kufijve të Shëngenit.

    Me shpresë, se ditëlindjen e ardhshme, do t’a festojmë së bashku, me evropianët e tjerë.

    Evropë,Urime ditëlindja!.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.