×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrimi i kafshëve shoqëruese bëhet i obligueshëm

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka nënshkruar dy udhëzime administrative që kanë të bëjnë me regjistrimin e obligueshëm të kafshëve shoqëruese (qen, mace), kjo si masë për parandalimin e braktisjes së qenve. Kështu kanë bërë të ditur organizata joqeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”.

    “Ministri në detyrë i MBPZHR, z. Besian Xh Mustafa, ka nënshkruar dy udhëzime administrative (MBPZHR 01/2021 & 02/2021), të cilat ua bëjnë të obligueshme mbajtësve (pronarëve) të kafshëve shoqëruese, të bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të tyre. Organizata jonë së bashku me partnerët tanë, si inicues të këtij procesi, me fasilitimin dhe përkushtimin e madh zv. KM të parë, z. Besnik Tahiri, ka punuar vazhdimisht në grupin punues së bashku me AUVK-në dhe zyrtarët e MBPZHR, për t’i finalizuar këto dy udhëzime administrative”, thuhet në komunikatën për media nga “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”.

    Pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese duhet t’i identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre, pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen apo autorizohen nga AUVK.

    “Më konkretisht, pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve (10.03.2021), të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese (qen, mace), duhet të identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre, pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen apo autorizohen nga AUVK. Organizata jonë do të takohet me AUVK-në për të diskutuar planin e zbatimit të këtyre dy udhëzimeve administrative, dhe më pas, do të organizojë fushata informuese për t’i informuar mbajtësit e kafshëve për përgjegjësitë e reja ligjore që ju takojnë për të regjistruar kafshët e tyre”, tregohet në komunikatë.

    Tutje në komunikatë thuhet se “Më në fund, edhe shteti ynë ka një bazë ligjore, e cila e obligon regjistrimin e kafshëve shoqëruese, por ç’është më e rëndësishme, të njëjtën kohë, e ndalon dhe e ndëshkon braktisjen e tyre. Kjo, ka munguar për vite të tëra në vendin tonë, dhe jemi të lumtur që më në fund është krijuar baza ligjore për parandalimin e braktisjes së kafshëve shoqëruese”./Front Online/

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.