×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjisori kosovar shlyen statusin ku ofendoi Tërmkollin, i kërkon falje

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar se “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”. Pasi shkrimi i tij mori reagime, Myftari e ka shlyer shkrimin ofendues.

    Madje ndaj këtij shkrimi ofendues reagoi edhe vetë ish-deputetja Melihate Tërmkolli.

    Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen.

    “Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, ka shkruar Tërmkolli.

    Në profilin e Agon Myftarit gjejmë se postimi i fundit është para dhjetë orëve, ndërsa shkrimi për Tërmkollin u publikua nga Myftari sot gjatë ditës.

    E pasi e ka shlyer statusin ai i ka kërkuar falje Tërmkollit.

    Myftari, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se ndonëse nuk e njeh personalisht Termkollin, ia njeh veprimtarinë asaj. Të njëjtën e ka ftuar për kafe, në mënyrë që, siç thotë ai, ta njohë më mirë.

    “Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art. Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje”, thuhet ndër të tjera në postim./Front Online.

     

    https://www.facebook.com/agon.myftari/posts/10158518078879912

     

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së...
    Lajme12 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në një njoftim për media thuhet se në nga ora  11:00...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.