×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reciprociteti me fjalë i Qeverisë “Kurti 2″/ Rreth 200 milionë € importe nga Serbia

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Më shumë se 240 ditë kanë kaluar prej kur Albin Kurti e mori për të dytën herë postin e kryeministrit më 22 mars të këtij viti.

    Megjithatë, as pas 8 muajsh ai nuk ka ndërmarrë akoma asnjë veprim për reciprocitet me Serbinë.

    Kjo ani se kryeqeveritari i tanishëm, para se të ulej në karrigen kryeministrore – gjatës fushatës zgjedhore – zotohej se aplikimi i kësaj mase do të ishte çështje ditësh në mandatin e tij, shkruan “Front Online”.

    Përderisa zotimi i tij momentalisht mbetet vetëm llaf goje, është fakt në anën tjetër se importi i Kosovës nga Serbia vazhdon të jetë i lartë.

    Brenda 7 muajve, prill – tetor, e para mori mbi 190 milionë euro mallra nga e dyta, gjithnjë bazuar në kalkulimin e nxjerr nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021.

    Importet ndër muaj

    Më së shumti mallra Kosova mori nga Serbia në muajin tetor, gjithsej 31 milionë euro.

    Vlerat janë të përafërta sa i përket gjashtë muajve të tjerë:

    25.3 milionë në shtator. Po kaq në maj e qershor. Pak më shumë në prill, 26 sosh.

    E në korrik e gusht, 29.8 respektivisht 28 milionë euro.

    Vlera e eksporteve afër 30 milionë euro

    Rritje shënuan edhe eksportet e Kosovës në raport me Serbinë.

    Ato përgjatë periudhës prill – tetor mbërrijnë vlerën e gati 30 milionë eurove.

    Sidoqoftë, deficiti tregtar i Kosovës mbetet i lartë, diku rreth 160 milionë euro.

    Ministrja Hajdari vazhdon me paralajmërime për reciprocitetin, ekonomistët i dalin kundër 

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot gjatë ditës bëri një paralajmërim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

    Megjithatë e pranoi se u duhet ende punë që t’i përgatisin institucionet për aplikimin e një mase të tillë.

    “Qeveria është e zotuar që çdo instrument të mbron prodhuesin tonë. Unë reciprocitetin e shoh përfaqësimin e Kosovës edhe në politikë jo vetëm çështja tregtare”, theksoi ajo në një tryezë me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Kundër asaj po i dalin ekonomistët.

    Sipas Mustafë Kadriajt, barrierat tregtare si reciprociteti janë të panevojshme.

    Për këtë, ky ka një arsye të fortë.

    “Sipas meje, besoj që Kosova nuk duhet të ketë masa apo barriera tregtare me asnjë shtet jo veç me Serbinë. Mes shumë arsyeve, edhe për shkak se po hasim në barriera apo refuzime ndërkombëtare pastaj”, deklaroi ai për “Front Online”.

    Më të udhës e sheh vetëdijësimin e konsumatorëve për mosblerjen e produkteve serbe.

    “Ajo çka duhet është që ne si qytetarë duhet të mos konsumojmë produkte serbe”, u shpreh Kadriaj për “Front Online”.

    Kosova ka importuar mbi 3.8 miliardë mallra nga Serbia.

    Shuma e përgjithshme e importeve është nga viti 2008, kur Kosova e ka shpall pavarësinë e deri më tani. /“Front Online”.

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Ekonomi13 Maj 2024
    Një top ofertë ka lansuar kompania më e madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” për klientët e saj, ku vetëm me 99...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Katër Komunat kryesore të Kosovës, Prishtina, Peja, Gjakova dhe Gjilani, kanë raportuar pak buxhet të shpenzuar në kategorinë e investimeve kapitale në...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Pal Lekaj nga AAK-ja sa i përket shpenzimeve të investimeve kapitale në vetëm 10%, konsideron se Qeveria Kurti po vazhdon me keqmenaxhimin...
    Të tjera
    Kronika13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli ,...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 majit të vitit 1999 në Korishë të...
    Lajme13 Maj 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, tha se në këto momente Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën. Ai tha se tashmë nuk...
    Lajme13 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë policorë janë të përfshirë ose qëndrojnë prapa qendrave të masazhit...
    Lajme13 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.