Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Ferizaj, Elmi Reçica, ka shpërndarë një mesazh për të rinjtë ferizajas, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai theksoi se mbështetja e rinisë për vizionin e PDK-së dhe liderin Bedri Hamza është një garanci për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të sigurt.
“Me të rinjtë ferizajas, që për herë të parë do të votojnë në këto zgjedhje, po krijohet një valë e re besimi për të ardhmen e Kosovës.
Mbështetja e tyre për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Bedri Hamzës është garanci për një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar,” tha Reçica.
Ai e përfundoi mesazhin me thirrjen për angazhim dhe mbështetje të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke përdorur hashtagët #PDK131, #MaMirë dhe #BedriHamzakryeministër.