×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica takon përfaqësuesit e pensionistëve, u shprehë vendosmërinë për njohjen e stazhit të punës në vitet ’90-ta

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga Shaban Kajtazi.

    Në këtë takim u diskutua në lidhur me angazhimet e ministrisë për jetësimin e sa më të shpejt të kërkesave të pensionistëve, të cilat kanë të bëjnë edhe me njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-të, njofton Klan Kosova.

    ”Dëgjova nga afër shqetësimet e arsyeshme të tyre rreth vonesave të paarsyeshme nga institucionet tona përkatëse, si dhe mungesës së vullnetit politik për miratimin e nismave ligjore që e përmirësojnë dukshëm mirëqenien e pensionistëve tanë”, shkruan Reçica në Facebook.

    ”U shpreha vendosmërinë dhe përkushtimin tim për miratimin sa më parë të të gjitha akteve ligjore të cilat ndikojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, veçmas plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Shtetit, që i hap rrugë njohjes së stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta nga pushteti serb”.

    ”Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, i shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të MPMS-së, se në asnjë moment nuk do të lejojmë që të nëpërkëmben të drejtat e kësaj kategorie shoqërore shumë të respektuar”.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ish-kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga kjo parti, Xhemajl Hasani, do...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 937 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu bëhet e ditur se...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk e di se si serbët mund të marrin pjesë në zgjedhjet në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës...
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia ka konfirmuar vdekjen e një foshnje në Prishtinë. Përmes raportit 24-orësh Policia bën të ditur se janë intervistuar disa persona ndërkaq...
    Kronika05 Nëntor 2024
    Është arrestuar një burrë në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit i dyshuari...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Donald Trump dhe Kamala Harris bënë fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas disa muajve në tubime, intervista, reklama...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.