Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, së bashku me kolegen e tij, kandidatin për deputete, Mimoza Sojeva Pajaziti, zhvilluan një takim të ngrohtë dhe produktiv me qytetarët e Ferizajt.
Gjatë këtij takimi, qytetarët shprehën entuziazmin dhe mbështetjen e tyre për vizionin e PDK-së dhe për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.
“Një përkrahje e jashtëzakonshme nga qytetarët e Ferizajt, që na motivon për të vazhduar me punën tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe më të mirë”, theksuan Reçica dhe Sojeva Pajaziti, duke shtuar se do të angazhohen për të realizuar vizionin e PDK-së për një të ardhme më të mirë.