×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    PE: Shqipëria drejt BE, përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Deputetët e Parlamentit Evropian kanë diskutuar këtë të martë mbi progresin e dhjetë vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Gjatë debatit të tyre të parë, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

    Ajo theksoi se të dyja vendet janë pretendente kryesorë për anëtarësim dhe mund ta përfundojnë procesin e grupkapitujve brenda dy viteve të ardhshme.

    “Mali i Zi i ka të gjitha kapacitetet që të përfundojë procesin e grupkapitujve deri në vitin 2026, ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim, por sigurisht, kjo është një punë e vështirë,” deklaroi znj. Kos.

    E pyetur nëse i sheh këto vende si anëtare deri në vitin 2028, ajo u shpreh optimiste, duke theksuar se suksesi do të varet nga përmbushja e detyrimeve të tyre. Sipas saj, procesi i integrimit evropian është një përgjegjësi e përbashkët, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën.

    “Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe gjithë ky përmirësim e vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë këtu Serbinë. Megjithatë përparimi në këtë rrugë kërkon bashkëpunim dhe angazhim nga të gjitha palët politike,” shtoi zyrtarja euroopiane.

    Komisionerja Kos do të vizitojë Malin e Zi të enjten dhe të premten, më 16 dhe 17 janar, ndërsa Shqipërinë pritet ta vizitojë në shkurt./rtsh.al/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka komentuar vendimin e administratës së re amerikane, të udhëhequr nga Donald Trump, për të ndërprerë punën...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Një burrë, 70 vjeçar ka vdekur në Ersekë. Mediat atje raportojnë se sipas...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është...
    Të tjera
    Lajme06 Shkurt 2025
    Sot në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është...
    Vip06 Shkurt 2025
    Një debat i fortë mes Jozit dhe Gjestit ka shpërthyer pas përfundimit të spektaklit të së martës, kur Jozi e ofendoi rëndë...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet nga LDK, Hysen Çekaj, ka theksuar rëndësinë e mërgatës kosovare në procesin politik, duke e cilësuar angazhimin e saj...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.