Përbërësit për 4 racione:
1 kg Spinaq
5 Qepë të njoma dhe ½ kokërr të thatë, të grira hollë
2 Karrota në rende
2 Domate të prera në kubike të vegjël. (Preferohet t’i hiqet cipa.)
200gr Qiqra të lëna në ujë një natë më parë
1 tufë Kopër, 1 tufë majdanoz
60gr djathë të bardhë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Zieni qiqrat pasi i keni lënë një natë në ujë dhe e keni derdhur atë.
Kaverdisni qepet.
Hidhni karrotat e më pas domatet.
Shtoni spinaqin dhe përzieni.
Shtoni një filxhan kafeje nga lëngu i zirjes së qiqrave.
5-6 minutat e fundit shtoni qiqrat dhe erzat.
E shërbeni me pak djathë të bardhë./FrontOnline/