Ndeshja më e madhe e futbollit evropian, “El Clasico” numër 182 i ka takuar Real Madridit.
Në mbrëmjen e sontme, Real Madridi ishte nikoqir i rivalit të përbetuar, Barcelonës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Alfredo di Stefano” i takoi skuadrës së Zinedine Zidanes me rezultat 2:1.
Karim Benzema (’13) dhe Toni Kroos (’28) i shënuan golat e fitores për madrilenët.
Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Mingueza në minutën e 60-të.
Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në krye të tabelës me 66 pikë të tubuara pas 30 xhirove në La Liga.
Kurse, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 65 sosh./FrontOnline/