×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi do ta shpërblejë me kontratë të re veteranin e ekipit pas performancave të mira

    FrontOnline
    12 Shkurt 2024

    Real Madridi ka një numër veteranësh në skuadër të cilëve do t’iu skadojë kontrata në fund të sezonit dhe teksa drejtuesit e klubit po përgatiten për një verë të ngarkuar, e ardhmja e tyre mbetet e pasigurtë.

    Sidoqoftë, me shumë mundësi që të gjithë ata do të qëndrojnë në ekip, duke përfshirë këtu edhe Lucas Vazquez.

    32-vjeçari i cili më herët është aktivizuar si sulmues dhe pastaj është shndërruar në mbrojtës të djathtë, është një ndër lojtarët që ka kaluar më së shumti vite tek Real Madridi.

    Përveç eksperiencës së tij tek Espanyoli, ai ka qenë pjesë e madrilenëve për 17 vite dhe tani sipas mediumit spanjoll Relevo, klubi do t’i ofrojë atij një kontratë të re.

    Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur klubin që të vlerësojë opsionet e krahut të djathtë në treg, dhe lojtarë si Yan Cuoto dhe Juanlu janë përcjellur nga skautët e gjigantit spanjoll së fundmi.

    Vazquez shpeshherë kishte marrë kritika gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” megjithëse ai i ka rezistuar mirë atyre dhe në përgjithësi njihet si një lojtar që ka rol të rëndësishëm.

    Rikthimi i tij në formë këtë sezon ka bindur krerët e klubit që t’i ofrojnë një kontratë të re. Vazquez thuhet se është i lumtur në Madrid edhe pse nuk ka shumë minuta në dispozicion.

    Duket më se e mundshme që Vazquez do të vendos që të qëndrojë edhe një vit tjetër, por nuk ka dyshim që Real Madridi do të detyrohet që të shikojë në tregun e transferimeve për një zëvendësues afatgjatë të Dani Carvajal

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.