Ndeshja më e madhe e futbollit evropian, “El Clasico” numër 182 i ka takuar Real Madridit.
Në mbrëmjen e sontme, Real Madridi ishte nikoqir i rivalit të përbetuar, Barcelonës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Alfredo di Stefano” i takoi skuadrës së Zinedine Zidanes me rezultat 2:1.
Tashmë, faqja prestigjioze e vlerësimeve, “WhoScored” ka publikuar notat e futbollistëve për këtë ndeshje.
Futbollisti më i vlerësuar në fushë sonte ishte Leo Messi me notën 7.8.
Kurse, futbollisti më i dobët sipas kësaj faqe ishte Dest me notën 5.8./FrontOnline/