×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Kurti pas rekomandimit të Zyrës për Certifikim

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informatë lidhur me rekomandimin që i është bërë KQZ-së që të certifikohen edhe kandidatët me dënim në tri vitet e fundit.

    Ai, në një intervistë për Klan Kosovën, ka thënë se beson se është e drejtë elementare që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garohet me listat që i kanë dorëzuar.

    “Për besë nuk i kam përcjellë lajmet, sepse jam duke takuar qytetarët. Besoj që është e drejtë elementare, njerëzore dhe civile që siç i kemi dorëzuar listat edhe të garojmë dhe 14 shkurtin që është festë e dashurisë ta bëjmë edhe të demokracisë”.

    Kurti i ka bërë këto komente në Drenas ku i ka vizituar bizneset që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.

    “Unë këtu jam në Drenas duke vizituar bizneset e vogla. Këtu e kanë përjetuar me shumë dëme vërshimin e fundit dhe dëgjuam hallet e këtyre bizneseve. Ne duam që t’iu ndihmojmë që ato të rriten – bizneset e vogla të bëhen të mesme dhe të mesmet të bëhen të mëdha. Jam shumë i lumtur nga ky kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët që pjesëmarrja do të jetë masive në zgjedhjet e 14 shkurtit”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sylejman Islami, i cili u përfol shumë sonte nëpër media, pasi zyrtari i LDK-së, doli me një video se ky i fundit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik. Në librin e saj autobiografik që u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren...
    Lajme18 Nëntor 2024
    IPKO ka organizuar me sukses Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi mbi 400 pjesëmarrës...
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.